Erjola Doçi, është banorja e dytë që largohet nga shtëpia e Big Brother, pas një televotimi të hapur në prime.
Ndërkohë Juliani dhe Meritoni ndodhen në një televotim kokë më kokë, për shpalljen e finalistit të dytë të këtij edicioni, pas Romeos.
Erjola ishte përballë Heidit, Gracianos, Eglës dhe Franceskës.
E pyetur se kush mund të fitonte nga ky televotim mes Julit dhe Meritonit, Erjola tha se fitues është Juliani.