Makina përfundon në rezervuar, tre të rinj të vdekur…

Një aksident automobilistik mësohet të ketë ndodhur orët e para të mëngjesit ditën e sotme. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në Francë dhe si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre të rinj. Të rinjtë mësohet se janë të moshës 19 dhe 21 vjeç.

Këta të fundit ishin duke udhëtuar kur shoferi i automjetit ka humbur kontrrollin e makinës dhe ka përfunduar në një rezervuar ku tre të rinjtë kanë humbur jetën.

Familjarët e të rinjve kanë denoncuar se kanë humbur fëmijët e tyre dhe hetimet e policisë kanë gjetur të humburit dhe kanë rezultuar se janë përfshirë në aksidentin e ndodhur.

Gjithashtu autoritetet vazhdojnë akoma hetimet për zbardhjen e ngjarjes.