Tronditet Belgjika, 14-vjeçarja përdhunohet nga 11 persona në pyll! E thirri i dashuri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Belgjikën, ku një vajzë 14-vjeçarë është përdhunuar në pyll nga 10 miq të të dashurit të saj.

Sipas mediave të huaja, 10 të dyshuarit janë po ashtu të mitur, nga 11 deri në 16 vjeç.

Ajo çfarë e bën edhe më tragjik rastin është se vajza dyshohet të jetë përdhunuar 3 herë nga djemtë, midis 2 dhe 6 prillit.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se e mitura u thirr në pyll nga i dashuri i saj, në Kabouterbos në Kortrijk, Flandra Perëndimore (pesë milje nga kufiri francez).

Thuhet po ashtu, se përdhunuesit kanë filmuar aktin makabër dhe e kanë shpërndarë në rrjete sociale.

Gjashtë prej tyre janë izoluar përkohësisht në një qendër riedukimi, ndërsa katër të tjerët ndodhen në arrest shtëpie.