Ish-banorja e BBV1 humb të atin: Uroj të jem sa 1% e jotja

Këngëtarja Xheisara ka humbur të atin. Lajmin e dhimshëm e ka ndarë vetë ajo në rrjetet sociale. Me një foto me të atin ku të dy shfaqen të buzëqeshur, Xheisara shkruan me trishtim:

“Nuk e kisha menduar kurrë se do vinte dita të shkruaja këto fjalë për ty gjysma ime më e mirë. Sot me mbylljen e syve të tu u shua dhe gjysma e shpirtit tim.

Ti nuk ishe thjesht i mrekullueshëm, ti ishe babai fantastik, i papërshkrueshëm për mua dhe Visën, ke qënë bashkëshorti i mrekullueshëm për mamin, gjyshi fantastik për Rejanin dhe njeriu me zemrën më të bardhë për këdo që të njohu.


Epo kaq i mirë sa ishe ti, Zoti të deshi pranë tij… Uroj të jem sa 1% e jotja e nga sot uroj të vazhdosh të jesh krenar për mua nga aty lart. Do të të dua përgjithmonë! ❤️

Në fund, Xheisara e ka mbyllur duke falënderuar miqtë dhe dashamirësit që i janë gjendur pranë në këto momente kaq të vështira për të.