Në një lidhje dashurie me Flori Mumajesin? Reagon Efi Dhedhes: Ja e vërteta!

Në ditën e Shën Valentinin Efi Dhedhes dhe Flor Mumajesi trazuan jo pak rrjetin kur vendosën të postonin një foto duke u puthur në faqe.

Kaq mjaftoi që në rrjet të përflitej për një romancë të mundshme mes tyre.

Gjithsesi, mes tyre nuk ka asgjë më shumë se një miqësi. E pyetur mbi këto pikëpyetje në intervistën e fundit me “Prive”, Efi deklaroi se ajo dhe Flori janë vetëm miq.

E sa i takon fotos tha se rastisën të dy në një event në 14 shkurt.