Pas dy ditësh, përfundon arratia e autorit të vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, vihet në pranga 23-vjeçari

Ka përfunduar mbrëmjen e kësaj të mërkure arratia e autorit të dyshuar të vrasjes së efektivit të forcave “Shqiponja”, 28-vjeçarit Novruz Cenalia.

Korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi bën me dije se 23-vjeçari Azgan Mërnica, është vënë pranga.

Nga informacionet paraprake, thuhet se ai është vetëdorëzuar pas thirrjes së vazhdueshme të policisë.

Mësohet se ka qenë babai i 23-vjeçarit dhe daja i tij, që e kanë bindur të dorëzohet tek autoritetet.