Kujdes: Nëse keni këso lloj gungash në qafë ose pas veshit, duhet ta lexoni këtë..

Disa i referohen cistave epidermoide si cista dhjamore, por kjo është gabim. Sipas klinikës Mayo, cistat dhjamore vërtetë janë të rralla dhe origjinën e kanë nga gjëndrat dhjamore.
Zakonisht pa dhimbje, cistat epidermoide shpesh nuk kërkojnë trajtim.

Megjithati, nganjëherë infeksioni ose paraqitja e tyre mund të çojë deri në kërkimin e një mënyre për largimin e tyre.
Ndërsa sigurisht që ka mënyra mjekësore për të trajtuar këto cista, shumë njerëz zgjedhin një mënyrë natyrale për shërimin e tyre.

Aloe Vera
Aloe Vera ka qenë prej kohësh dhe ende përdoret si një agjent qetësues i lëkurës.
Ju mund të aplikoni direkt tek cista për rezultate më të shpejta ose ju mund të pini lëng Aloe Vera.

Uthulla e mollës
Acidi acetik që gjendet në uthull të mollës është një agjent i dobishëm në luftën kunder cistave.

Ai punon për të mbrojtur lëkuren nga bakteret dhe vret infeksionet.
Aplikojeni direkt uthullën e mollës në zonat e infektuara dhe mbuloni me një fashë.

I njëjti proces duhet të kryhet për disa javë.
Cista do të thahet dhe do të zhduket, ndërsa pastaj zona duhet të mbahet e pastër që lëkura e re të zhvillohet brenda jave.

Qumështi
Qumështi është një tjetër mundësi për heqjen e cistave.
Thjesht aplikojeni qumështin në vendin e cistës me anë të një pambuku.
Me përdorim të përsëritur, cista do të reduktojë madhësinë dhe do të shërohet shpejtë.