E RËNDË/ Pitbulli i familjes kafshon foshnjën 5 muajsh nē krahët e gjyshes, i vogli humb jetën


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një foshnjë pesë muajshe është kafshuar nga pitbulli i familjes. Fatkeqëqsisht foshnja ka humbur jetën.

Sipas medieve italiane, sulmi ndodhi në Palazzolo, në zonën e Vercellit. Sipas një rikonstruksioni fillestar, fëmija ishte në krahët e gjyshes, e cila po ecte në kopshtin e shtëpisë, ndërsa prindërit e fëmijës, një çift rreth të tridhjetave që ishin shpërngulur së fundmi në fshat, kishin dalë për pazar.

Papritur qeni u hodh drejt gruas së moshuar dhe e kafshoi foshnjëqn në kokë dhe gyshja nuk mund të bënte asgjë për të mbrojtur nipin e saj.