Krim makabër brenda një familje. Burri vret vjehrrën dhe plagos gruan, në fund kryen vetëvrasje

KROACI- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në kroaci ku në burrë vrau vjehrrën dhe plagos gruan, në fund kryen dhe vetëvrasje. Bëhet me dije se në vendbanimin Radniçka në Bjellovar të Kroacisë, në një shtëpi familjare janë gjetur dy persona të vdekur dhe një i plagosur rëndë, i cili është dërguar në spitalin e qytetit. Siç raportohet një krim makabër ka ndodh brenda një familje,

Fillimisht u raportua se burri vrau gruan dhe vjehrrën dhe më pas u vetplagos. Megjithatë sipas informacioneve zyrtare, burri ka vrarë vjehrrën e tij. Ai ka provuar ta vras edhe bashkëshorten, por për fat ajo ka shpëtuar ndërsa ka marrë plagë të rënda. Më pas, burri kreu vetëvrasje. Gjithashtu policia ka marrë denoncimin rreth orës 10:00 të ditës së sotme nga qytetarët.