“Më tha që ishte autobusi plot dhe…”- Shoferi shqiptar i ngre kurth 27-vjeçares për ta p*rdhunuar! Pasi abuzoi me të, e dërgoi në punë në gjendje shoku

Një 46-vjeçar shqiptar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 27-vjeçare në Greqi.

Mësohet se shqiptari ishte shoferi i autobusit të kompanisë ku vajza punonte në Aspropyrgos.


27-vjeçarja ka denoncuar në polici 46-vjeçarin duke e akuzuar se ky i fundit i kishte ngritur kurth dhe e përdhunoi brutalisht, teksa priste autobusin në Suburban për ta çuar në punë.

Sipas denoncimit të 27-vjeçares, gjithçka ka ndodhur në orët e para të 13 majit kur 46-vjeçari me pretekstin se autobusi ishte mbushur i ka thënë vajzës që ta priste pasi do të kthehej për ta dërguar në punë.

Kur u kthye sërish me autobus për të marrë të renë, ai nuk e dërgoi në kompaninë ku punonte 27-vjeçarja, por u nis drejt një zone malore, ku parkoi automjetin dhe më pas, sipas dëshmisë së vajzës, ai hoqi pantallonat e tij dhe e përdhunoi.

Kur vajza filloi të qante, 46-vjeçari, sipas padisë, i kërkoi të qetësohej para se ta çonte në punë.

Menjëherë vajza në gjendje shoku, e cila ka pasur edhe gjakderdhje ka shkuar në policinë e Aspropirgos dhe ka denoncuar shqiptarin për përdhunim, ndërsa i është dhënë edhe ndihma e parë në një klinikë.

Pas denoncimit shqiptari është arrestuar, por pasi kërkoi falje para gjykatës është lënë i lirë