Nëse nuk eci, do zvarritem! Del klipi i dokumentarit për jetën e Celine Dion. Ylli rrëfen çastet e vështira që po kalon!

Të enjten, më 23 maj, u publikua traileri zyrtar i “I Am: Celine Dion”, një dokumentar biografik për karrierën e Celine Dion në industrinë e muzikës, por edhe sfidat me të cilat ajo duhej të përballej, për shembull me sëmundjen Stiff Person Syndrome, me të cilën është diagnostikuar.

Një klip tregon mega yllin ashtu siç publiku i saj nuk e ka parë kurrë më parë. Fillon me pamjet e hapave të saj të parë në muzikë dhe përfundon në ditët e sotme. Celine Dion flet para kamerës me lot në sy.

“Zëri është dirigjenti i jetës sime”, dëgjohet duke thënë Celine. “Kur zëri të sjell gëzim, ti je versioni më i mirë i vetes. Unë kam nevojë për instrumentin tim muzikor.” shtoi ajo, pasuar nga një kujtesë e shkurtër e ditës që Celine njoftoi se ishte diagnostikuar me çrregullimin e rrallë neurologjik.

“E shoh jetën time dhe e dua çdo pjesë të saj”, vazhdoi përpara se të thoshte me lot në sy: “Nuk është e vështirë të bësh një shfaqje. Është e vështirë ta anulosh atë.”

Kamera e dokumentarit ka kapur disa nga momentet më të vështira të Dionit në të kaluarën. Ndërsa për betejën e saj me sindromën këngëtarja thotë: “Punoj shumë çdo ditë”, ndërkohë shfaqen edhe pamjet e këngëtares duke bërë ushtrime.

Klipi i shkurtër përgatit shikuesit të shohin yllin e madh në momente kolapsi psikologjik dhe fizik. “Më mungon shumë bota, më mungon.”, rrëfen duke qarë këngëtarja e madhe. “Nëse nuk mund të vrapoj, do të eci dhe nëse nuk mund të eci, do të zvarritem. Nuk do të ndalem.”, përfundoi ajo.

Në dhjetor 2022, Dion iu drejtua fansave të saj me lot në sy, duke thënë se sëmundja që ka është e pashërueshme dhe e ka detyruar të anulojë turneun evropian. Më konkretisht, bëhet fjalë për Courage World Tour, ku u anuluan tetë koncerte të planifikuara për verën e vitit 2023.

Mesazhi i Dionit për fansat e saj

“Përshëndetje të gjithëve, më vjen keq që m’u desh kaq shumë kohë që të kthehesha tek ju. Më mungoni shumë të gjithë dhe mezi pres të jem në skenë dhe të flas personalisht me ju. Siç e dini, unë kam qenë gjithmonë një libër i hapur dhe nuk kam qenë gati të them asgjë më parë, por jam gati tani.

Kam kohë që merrem me probleme shëndetësore dhe e kam pasur shumë të vështirë të përballoj sfidat e mia dhe të flas për gjithçka që kam kaluar. Kohët e fundit u diagnostikova me një çrregullim neurologjik shumë të rrallë të quajtur sëmundjen Stiff Person Syndrome që prek 1/1,000,000.

Ndërsa ne ende po mësojmë për këtë gjendje të rrallë, ne tani e dimë se kjo është ajo që po shkakton të gjitha krizat që kam pasur. Fatkeqësisht, këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme, duke shkaktuar ndonjëherë vështirësi në ecje dhe duke më penguar të përdor kordat e mia vokale për të kënduar si dikur. Më dhemb t’ju them sot se kjo do të thotë se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim evropian në shkurt.

Unë kam një ekip të madh mjekësh që punojnë me mua për të më ndihmuar të përmirësohem dhe fëmijët e mi të çmuar që më mbështesin dhe më ndihmojnë. Unë jam duke punuar shumë me terapistin tim çdo ditë për të rritur forcën dhe aftësinë time për të performuar përsëri, por duhet të pranoj se ka qenë një luftë e madhe. Gjithçka që di është se të kënduarit është ajo që kam bërë gjatë gjithë jetës sime dhe është ajo që më pëlqen të bëj më shumë.

Më mungon shumë, më mungon t’ju shoh të gjithëve në skenë, gjithmonë jap 100% kur bëj shfaqjen time, por situata ime tani nuk më lejon t’jua jap. Për t’u rikthyer me ju, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të fokusohem në shëndetin tim dhe shpresoj se jam në rrugën e rikuperimit. Ky është fokusi im dhe po bëj gjithçka që mundem për t’u rikuperuar.”, tha këngëtarja asokohe