“Ka qenë i dërrmuar!”- Turjan Hysko zbulon konkurrentin që mbështet në BBV: U fut në momentin më të errët të jetës së tij, por po del më i fortë falë…

Këngëtari Turjan Hysko, ka treguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, konkurrentin që mbështet në Big Brother VIP.

Bëhet fjalë për aktorin e humorit, Jul Deda. Të dy ata kanë një miqësi disavjeçare dhe kanë punuar për një kohë të gjatë së bashku në televizion.

Trui shprehet se Juli ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP” në momentin më të errët të jetës së tij, sepse ishte i dërrmuar nga vdekja e të atit, Zef Deda.

Ndër të tjera, ai i bëri thirrje publikut që ta votojnë aktorin, pasi sipas tij “nuk do ta fitojë vetëm Juli çmimin e madh, por të gjithë fansat e tij”.

“Pse duhet të voton Julian Dedën në ‘BBV’? Mund të rendis shumë arsye por po them vetëm njërën të cilës as ai, as familjarët e vet nuk do ti mëshonin për të fituar pikë! Juli ka hyrë aty në momentin më të errët të jetës së tij!

Vdekja e Zefit e ka dërrmuar më shumë sesa e imagjinojnë njerëzit! Juli hyri aty më i dobët se kurrë emocionalisht dhe po del më i fortë falë mbështetjes së njerëzve.

Kur ai thotë më ka marrë malli për publikun tim, nuk gënjen. Njerëzit janë energjia e tij, stamina, forca për të vazhduar përpara. Juli përtej strategut, është një Piter Pan i përjetshëm që tashmë, humbja e Zefit e bëri një burrë më shpirt të butë.

Paratë i duhen çdo artisti, por ja i bindur që fitorja për Julin do të jetë fitorja e secilit prej nesh që dikyr, diku është thyer dhe është ringritur më fort se kurrë falë mbështetjes nga ata që na duan! Kështu që ‘zemrat e Julit’ uroj ta mbështesin, votoni dhe gëzoni të gjithë fitoren e tij”- ka shkruar Turi.