Këngëtares së famshme i shqyhet fustani gjatë kohës sa ishte në skenë


Këngëtarja Taylor Swift është përballur me një situatë të sikletshme gjatë kohës sa po performonte në Stokholm të Suedisë.

Asaj i është shqyer fustani.

Por, Taylor e tejkaloi këtë moment të paprecedentë me shumë sportivitet, teksa u përkujdes vet duke e rregulluar fustanin, dhe duke u ulur pranë pianos për ta vazhduar performancën.

Duartrokitjet e publikut nuk munguan.