Autobusi përplaset me një kamion dhe dy makina, 10 të vdekur dhe 39 të plagosur në Turqi

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 39 të tjerë u plagosën në Turqinë jugore kur një autobus u përplas me tre automjete të tjera në autostradë, tha ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya.

Mersin’de yaşanan zincirleme trafik kazasında 10 kişi hayatını kaybetti, 30 kişi yaralandı pic.twitter.com/nWhraQ4unK


Autobusi, i cili po udhëtonte nga Dijarbakır për në Stamboll, u përplas me një kamion dhe dy automjete të tjera në rajonin Tarsus pranë qytetit mesdhetar të Mersinit, tha ministri në një postim në X.