Mjekja shqiptare: Kujdes mos pini shumë! Paracetamoli shkakton probleme me mëlçinë…

Doza e ilaçeve sidomos në ato dite kur ne vetë ose fëmijët kanë temperature, është një nga shqetësimet për shume njerëz.

“Paracetamoli” dhe “Ibuprofeni” janë 2 ndër ilaçet më të përdorura kundër dhimbjes por jo vetëm.

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg tha se mund të përdoren deri në 8 paracetamolë në ditë për temperaturën dhe po u kalua kjo dozë e cila shkakton dëmtime të mëlcisë.

“Paracetamoli mund të merret deri në 8 kokrra në ditë nëse është 500 mg, pra mund të marrim deri në 4 gramë në ditë. nëse e kalojmë këtë dozë kalojmë në atë që quhet helmim nga paracetamoli.

Paracetamoli shkakton probleme me mëlçinë, jep insuficenca hepatike duke bërë që pacienti, laboratorin e vetëm që shpërbën të gjitha helmet e shkatërrojmë me paracetamolin.

Ibubrofeni është më i efktshmi, por ka pasoja më të dëmshme anësore për traktin e stomakut dhe zorrës”, tha mjekja në Euronews Albania.