“Diva duke bërë jetë nate”- Luiz Ejlli publikon momente nga kërcimi në makinë me gjyshen e Kiara Titos, moderatorja shpërthen në të qeshura

Këngëtari shkodran dhe fituesi i BBV2, Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video qesharake me gjyshen e partneres së tij Kiara Tito, gjyshe Letën.

Luzizi ka publikuar video me gjyshe Letën në makinë, ku teksa i hap derën i thotë se është duke bërë jetë nate.

“Hajde mbretëresha, diva duke bërë jetë nate”- u shpreh këngëtari.

Me muzikën e lartë në sfond, dyshja filluan duke kënduar dhe kërcyer së bashku në makinë, ndërsa Kiara e cila po bënte videon ka shpërthyer në të qeshura nga kërcimi i bashkëshortit dhe gjyshes së saj.