Një i moshuar gjendet i djegur në oborrin e shtëpisë

Në Greqi mbrëmjen e djeshme policia ka gjetur trupin e një personi të djegur në oborrin e një banese. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Liosias, ndërsa ata që kanë lajmëruar autoritetet kanë qenë fqinjët.

Pranë trupit të djegur të personit të moshuar është gjetur i biri, i cili është vënë në pranga. Mediat greke bëjnë me dije se djali mund të ketë djegur të atin pasi nuk kishte mundësi ekonomike ta varroste.

Dyshohet se i moshuari mund të kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë, pas fqinjët raportojnë një aromë shumë të keqe që vinte nga banesa.