Durrësi përfshihet në Xhiron e Italisë me vela, pjesë e spektaklit tradicional të Marinës Ushtarake Italiane

Qyteti i Durrësit është përfshirë në xhiron e Italisë me vela.

Në muajt qershor dhe korrik do të zhvillohet turi i Italisë me varka me vela. Gara do të fillojë në Xhenovë dhe varkat me vela pjesëmarrëse do të ndalojnë në 10 qytete, 9 italiane, dhe për herë të parë një ndalesë e këtij turi do të jetë Durrësi, ku marina italiane do të ndalojë në këtë qytet në datat 6-9 korrik.

Ky event sportiv do të shërbejë edhe për promovimin e turizmit dhe bukurive të vendit tonë.

Ndërkohë, kryeministri EdI Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku shihet spektakli i marinës italine në xhiron e varkave me vela.

“MIRËMËNGJES dhe me Durrësin që këtë vit përfshihet në xhiron e Italisë me vela, duke u bërë pjesë e një spektakli tradicional të Marinës Ushtarake Italiane, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama.