Një 60-vjeçar është dërguar në spital pa shenja jete ditën e sotme në Bulqizë.
Dyshohet se viktima është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë.
Sakaq, policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.