Një grua së cilës i kishin mbetur vetëm 9 muaj jetë pyeti burrin e saj prej 10 vitesh nëse mund të flinte me ish-in e saj.

Një grua së cilës i kishin mbetur vetëm 9 muaj jetë pyeti burrin e saj prej 10 vitesh nëse mund të flinte me ish-in e saj. Historia e shpërndarë në Reddit nga vetë burri, është bërë virale, shkruan Unilad.

Burri shkruante se ndihej i pafuqishëm ta ndalonte pasi gruaja e tij shprehu dëshirën e saj të fundit para vdekjes. Ai mori mendimin e përdoruesve të Reddit nëse duhet ta linte mënjanë egon e tij për të përmbushur nevojat e saj, apo nëse kërkesa e saj ishte krejtësisht jashtë normave.

Burri filloi duke shpjeguar se si fillimisht u “shkatërrua” pasi zbuloi se gruaja e tij kishte një “sëmundje vdekjeprurëse” dhe se asaj i kishin mbetur vetëm 9 muaj jetë.

“Nuk di të jetoj pa të dhe nuk e di se çfarë do të bëj kur ajo të mos jetë më”, ka shkruar ai në postim. “Kam bërë më të mirën për t’i bërë ditët e fundit të jetës së saj të bukura dhe për të përmbushur çdo dëshirë që mundem. “Mjekët thanë se ajo kishte të ngjarë të kishte nevojë për një karrige me rrota në katër ose pesë muajt e ardhshëm, e pastaj në muajin e tetë ajo do të dergjej në shtrat për të kaluar aty javët e fundit të jetës.”

Megjithatë, burri nuk priste që gruaja e tij prej një dekade ta pyeste nëse ajo mund të ‘bënte seks me një partner të saj të mëparshëm’.

Ai shpjegoi: “Sigurisht që u trondita dhe kur e pyeta pse e donte këtë gjë. Pra, në thelb ajo mendon se i dashuri i saj më i përshtatshëm fizikisht ishte ai. Ajo bëri një monolog të tërë rreth seksit fizik dhe se sa emocionalisht i kënaqshëm është seksi me mua, por ishte e vështirë për të arritur deri në atë pikë. “

Burri vazhdoi: “Kështu që tani kam ngecur këtu, t’i mohoj gruas sime që po vdes, një dëshirë për egon time, ose ta lë të shkojë me një burrë tjetër që ajo mendon se është më i mirë. Sinqerisht, jam aq i mërzitur dhe i tradhtuar, që ajo ma kërkoi këtë.”

Shumica e komentuesve e sugjeruan ta linte t’i kalonte ditët e mbetura me ishin e saj…