U zhyt në det dhe u përplas me gurët, i riu shqiptar në Itali në luftë me vdekjen

Një 33-vjeçar shqiptar po lufton me vdekjen në spitalin San Camillo në Romë. Ai ndodhet në koma pas një zhytjeje në Ostia.

Sipas medieve italiane ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje. Ai u zhyt në një zonë ku uji është i cekët dhe ka gurë.

Nuk përjashtohet fakti që i riu shqiptar të ketë pirë shumë dhe ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

Vajzat që ishin në skelë, përfshirë të dashurën e tij, fillimisht menduan se ishte një shaka, më pas dhanë alarmin dhe mbërriti ndihma e parë.

Kur mbërritën mjekët, e gjetën në agoni dhe pa ndjenja, pothuajse të mbytur. Shqiptari ka thyerje të brinjëve dhe vertebrave, por edhe pneumoni nga thithja e ujit të detit. Nuk përjashtohet fakti që i riu shqiptar të ketë pirë shumë dhe ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

Vajzat që ishin në skelë, përfshirë të dashurën e tij, fillimisht menduan se ishte një shaka, më pas dhanë alarmin dhe mbërriti ndihma e parë.

Kur mbërritën mjekët, e gjetën në agoni dhe pa ndjenja, pothuajse të mbytur. Shqiptari ka thyerje të brinjëve dhe vertebrave, por edhe pneumoni nga thithja e ujit të detit.