“Isha shumë e emocionuar”, Iva Tiço tregon se si u frymëzua nga fustani i gjyshes për fustanin e saj të nusërisë


Gazetarja Iva Tiço disa javë më parë i dha fund beqarisë duke kurorëzuar me një dasmë private lidhjen e saj disa vjeçare.

Së fundmi gjatë një interviste për emisionin “S’e Kam me Ty”, ka zbuluar më shumë detaje nga ceremonia e martesës.

Ajo tregoi se përjetoi shumë emocione në ditën e saj më të lumtur, ndërsa tha që nuk i mbante dot lotët nga gëzimi.

“Kisha shumë emocione, kam foto që jam duke hyrë në kishë me vëllain dhe duket që mezi mbaj lotët”, tha gazetarja.

Përsa i përket fustanit, gazetarja zbuloi se ishte frymëzuar nga një element i fustanit të gjyshes, duke treguar se do t’ia trashëgojë mbesës së saj.

“Fustani ishte frymëzuar nga një element i fustanit të gjyshes. Fustanin do ia jap Reas mbesës sime, do e trashëgoj”- u shpreh Iva.