Shiu “mori me vete” disa makina dhe dëmtoi shumë shtëpi – detaje dhe pamje të përmbytjeve në Austri

Reshjet e dendura të shiut kanë çuar në përmbytje në Austri dhe në një qytet në Styria, banorëve iu kërkua të qëndronin në shtëpi për shkak të rrezikut për jetën e tyre.

Sipas meteorologëve, më shumë se 100 litra për metër katror kanë rënë në rajon në një kohë të shkurtër, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në qytetin me 4000 banorë në veri të Grazit, një përmbytje “rrëmbeu” disa makina dhe dëmtoi shumë shtëpi.

Madje, qendra e qytetit ishte përkohësisht e qasshme vetëm me varkë.

Disa shoferë u bllokuan në automjetet e tyre, por mundën të shpëtoheshin, ka thënë një zëdhënës i komunitetit.