Ndahet nga jeta babai i Endri dhe Stefi Priftit! Statusi prekës i vëllezërve: S’kemi asnjë foto me të! Pavarësisht si ka shkuar raporti ynë…

Këngëtarët e mirënjohur, Endri dhe Stefi Prifti, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale kanë njoftuar se babai i tyre është ndarë nga jeta.

Vdekja e tij u njoftua publikisht në një status prekës në adresën e tyre në rrjetin social Facebook.

Vëllezërit Prifti shprehen se pavarësisht se si ka shkuar marrëdhënia e tyre familjare, “përsëri gjaku nuk bëhet ujë. ADN-ja jonë ka 50% të gjakut të tij”.

“Përshëndetje familjare, shokë, miq dhe fansa të kësaj faqeje të madhe! Ju bëjmë me dije, se sot, më 12 qershor 2024, ndërroi jetë babai jonë, Serafin Prifti.

Pavarësisht se si ka shkuar marrëdhënia jonë familjare, përsëri gjaku nuk bëhet ujë. ADN-ja jonë ka 50% të gjakut të tij,” shprehen ata.