Paga për këtë profesion në Gjermani është rreth 4100 euro në muaj..!

Hulumtimi i Zyrës Federale të Statistikave Gjermane zbuloi se punonjësi mesatar i Google me kohë të plotë në Gjermani fiton rreth 4,100 euro në muaj. Zyra Federale nuk tha nëse ishte një pagë neto apo bruto.

Bëhet fjalë për 49.200 euro pagë vjetore, për të cilën punonjësit e Google në Shtetet e Bashkuara ndoshta nuk do të ngrinin gishtin. Në SHBA thonë se fitojnë mesatarisht pesë herë më shumë.

Paga mesatare e një punonjësi amerikan në Google në vitin 2022 ishte rreth 280,000 dollarë amerikanë në vit ose rreth 255,227 euro.

Ky informacion vjen nga dokumentet e brendshme të Google të publikuara në faqen e internetit të Business Insider bazuar në një anketë me 12,000 punonjës të cilët dhanë vullnetarë mendimet e tyre se sa fitojnë në Google, si dhe shpërndarjen e paketave dhe shpërblimeve që marrin nga punëdhënësi i tyre.

Sipas të dhënave, zhvilluesit e softuerit kanë të ardhurat më të larta në Google: rreth 654,000 euro. Në departamentet e tjera (dizajn, shitje, juridik) pagat më të larta arrijnë deri në 364.000 euro.

Advertisement

Sipas njoftimit të Agjencisë Federale të Punësimit, paga mesatare vjetore e një pozicioni drejtues në zhvillimin e softuerit në Gjermani është rreth 81 mijë euro, që është shumë larg shifrave të “Google”-it amerikan. Kostoja dukshëm më e lartë e jetesës në SHBA shpjegon se pse njerëzit atje fitojnë mesatarisht më shumë sesa në Gjermani.

E pyetur nga “Business Insider”, zëdhënësja e “Google” ka përshkruar shumën e pagës, e cila përfshin një sërë shërbimesh shtesë. Gjithashtu, punonjësit e Google në Amerikë kanë shumë më shumë kohë pushimesh sesa është e zakonshme për kompanitë e tjera.