Kampionati europian zhvendos faljen e namazit të Kurban Bajramit nga sheshi “Skënderbej” në bulevard

Këtë të diel që vjen, 16 Qershor, besimtarët myslimanë do të kremtojnë festën e Kurban Bajramit, ose i njohur ndryshe si Bajrami i vogël. Festa e Kurban Bajramit është festa e dytë më e madhe në Islam, e cila afron më tëpër besimtarët me krijuesin nëpërmjet lutjeve dhe sakrificës.

Festa e Kurban Bajramit është të përkujtojë devocionin e Profetit Ibrahim ndaj Allahut dhe gatishmërinë e për të sakrifikuar djalin e tij, Ismailin. Besimtarët mendojnë se në pikën e flijimit, Zoti zëvendësoi Ismailin, (djalin e profetit Ibrahim) me një dash, i cili do të therej në vend të tij. Ky urdhër nga Zoti ishte një provë e gatishmërisë dhe përkushtimit të Profetit Ibrahim për t’iu bindur urdhrit të Zotit të tij, pa diskutim. Prandaj, Kurban Bajrami do të thotë festa e sakrificës.

Në varësi të vendit, festimet e Kurban Bajramit mund të zgjasin diku midis dy dhe katër ditësh. Akti i Kurbanit (kurbani) kryhet pas Faljes së Bajramit (Lutjet e Bajramit).

Por, ndryshe nga Bajramet e tjera, në Tiranë falja e Kurban Bajramit nuk do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, për shkak se është ngritur një “Fan Zone”, ku do të ndiqen ndeshjet e kampionatit europian.

Për këtë arsye, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar se falja e namazit të Kurban Bajramit do të mbahet ditën e diel, në orën 06:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.