Dy pushues ndërrojnë jetë në plazh për shkak të atakut kardiak

Një 74-vjeçar turist polak ka ndërruar jetë ditën e sotme në Vlorë në fshatin e quajtur Pilur.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se shkak i vdekjes së tij ka qenë një arrest kardiak, ndërkohë vijojnë hetimet për sqarimin e rrathanave.
Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/ Sot, në fshatin Pilur, në vendin e quajtur “Kisha”, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi polak P. S., 74 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorive për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu edhe një pushuese nga Velipoja ka ndërruar jetë ditën e sotme rreth orës 18:40, sipas njoftimit të policisë shtetasja D. M., 69 vjeçe, banuese në Velipojë, së bashku me familjen e saj ka qenë duke u larë në det në Velipojë.

Në momentin që është futur në det dyshohet se 69-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.