“Po vritemi për një vijë uji”, kunatat sherr në emision për kanalin/ Debatet

Një konflikt kunatash zhvillohet në “Shihemi në Gjyq”. Mersinia dhe Saimja kanë ardhur për një kanal uji. Siç u shpreh ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani, në kontaktin e parë me Mersinen, ajo i ka thënë se “po vritemi për një vijë uji”. I pranishëm në studio është edhe Haliti, burri i Saimes dhe kunati i Mersines.

Dy kunatat kanë përfituar tokë prej ligjit 7501. Mersinia ka 12 dynymë dhe Saimja 10.5 dynymë. Në pronën e saj, Mersinia ka ndërtuar 3 shtëpi për djemtë, por thotë se kunata i ka bllokuar kanalin dhe po i shkatërrohen shtëpitë nga lagështira.