Është mbyllur përballja e dytë e kombëtares Shqiptare përballë Kroacisë në fazën e grupeve të Euro 2024. Ndeshja e luftuar në çdo minutë të saj u mbyll me rezultatin 2-2.


I pari që zhbllokoi shifrat ishte Qazim Laçi në minutën e 11, por kroatët barazuan me golin e Kramaric në minutën 74. Më pas Kroacia kalon në avantazh në minutën e 76 me një autogol të Gjasulës.

Goli i barazimit u bë nga Gjasula i cili rikuperoi gabimin në minutën 95.

Rastet nuk munguan për të dyja skuadrat, por Shqipëria mundi të sigurojë një pikë.