Shqipëria me epërsi e mbyll pjesën e parë ndaj Kroacisë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kroacisë dhe Shqipërisë e vlefshme për raundin e dytë në Euro 2024.

Golin e vetëm në 45 minutat e para e shënoi mesfushori, Qazim Laçi, shkruan Indeksonline

Laçi shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 11’të pas një super asisti nga Jasir Asani.

Shqipëria e pati edhe një mundësi në pjesën e parë, por Kristjan Asllani dështoi të shënonte nga afërsia.

Kujtojmë që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për kualifikim tutje në Euro 2024./Indeksonline/