Vapa shkakton zjarre masive në Turqi, disa viktima dhe dhjetëra të plagosur

Vapa përvëluese me të cilën planeti po përballet këtë fillim vere, ka shkaktuar dhe vatrat e para të zjarrit në Turqi , ku fatkeqësisht deri tani kanë humbur jetën 5 persona dhe 44 të tjerë janë të lënduar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se flakët kanë përpirë sipërfaqe të mëdha në rajonet mes Cinarit dhe Mizidagit, që janë edhe dy zona shumë të populluara.

Aktualisht forcat zjarrfikëse dhe forcat e shpëtimit nga ajri ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve edhe pse, siç shprehen zyrtarët hasen problematika.