Poeti Agim Doçi pëson hemorragji cerebrale, në gjendje kritike për jetën

Kompozitori dhe tekstshkruesi Agim Doci ka pësuar hemorragji cerebrale.

Ai është paraqitur mëngjesin e sotëm në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT dhe është shtruar menjëherë në reanimacionin e këtij shërbimi.

Top Channel ka kontaktuar me mjekët e këtij shërbimi, të cilët thanë se po përpiqen për të ofruar maksimumin, por kompozitori paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Agim Doçi është autor i mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare.