Aksidenti tragjik, humb jetën foshnja 16 muajshe dhe një vajzë 20 vjeçare/ Ka edhe dy të plagosur

Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksident të ndodhur në mëngjesin e sotëm (e diel 23 qershor) në rrugën Palermo-Sciaça, pranë kryqëzimit për Giacalone, një fshat në Monreale (Palermo).

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një foshnje 16-muajshe, Abd Rahim Gharsallah dhe një vajzë 20-vjeçare, Selma El Mouakit.

I plagosur rëndë ka mbetur 23-vjeçari M J., i shtruar në spital me prognozë të rezervuar. Në të njëjtin spital ndodhet edhe një vajzë e tretë, C.I, 21 vjeçe, e transportuar me kodin e verdhë.

Të katër personat e përfshirë në aksident ndodheshin në bordin e një makine, Fiat Punto. Vajzat kishin kaluar natën në Palermo dhe po ktheheshin në Partinico.


Dinamika e aksidentit, ku nuk janë përfshirë mjete të tjera, po hetohet nga karabinierët e njësisë Monreale dhe stacionit ‘Pioppo Anas’, i cili ndërhyri në vendngjarje së bashku me policinë dhe ekipet e shpëtimit.