Elon Musk bëhet baba për herë të 12-të

Elon Musk thuhet se është bërë baba sërish. Sipas Bloomberg, miliarderi dyshohet se mirëpriti fëmijën e tij të tretë me pronaren e ‘Neuralink’, Shivon Zilis në fillim të këtij viti, duke u bërë kështu baba për herë të 12-të.

Emri dhe gjinia e foshnjës nuk janë bërë ende të ditura. Manjati 52-vjeçar i Tesla-s mirëpriti më parë binjakët Strider dhe Azure me Zilis, 38 vjeçe, në nëntor 2021. Musk gjithashtu ndan djemtë Techno Mechanicus dhe X AE A-XII me ish-partneren Grimes, 36 vjeçe.

Vogëlushët një muaj para lindjes së vajzës Exa Dark Sideral, e njohur ndryshe si Y, të cilën ai dhe partnerja e tij e atëhershme, Grimes, e mirëpritën nëpërmjet një surrogate. Biznesmeni kontrovers ndan gjithashtu binjakët Griffin dhe Vivian, të cilët kanë lindur në vitin 2004, dhe trenjakët Kai, Saxon dhe Damian.