Këngëtari shqiptar Ermal Meta dhe partnerja e tij Chiara Sturdà, u përballën me një skenë të pakëndshme, dy ditë pas lindjes së vajzës së tyre të parë Fortuna Marie.
Çifti është përballur me ndërhyrjen e hajdutëve në shtëpinë e tyre në Itali.
Përmes një story në Instagram, kantautori ka ndarë ngjarjen me ndjekësit e tij, duke treguar derën e shtëpisë së shkatërruar nga kriminelët. Meta ka rrëfyer ngjarjen me hidhërim, por edhe me ironi ku shkruan:
Më thyen derën vetëm për të vjedhur një gjerdan të vogël.
Nëse kërkoni ar dhe para, mos shkoni në shtëpitë e kantautorëve! Ne nuk jemi të pasur!