“Jeta ime”/ Nga pushimet, Arbana Osmani ndan me ndjekësit foton e ëmbël të vajzës së saj!

Moderatorja Arbana Osmani po shijon pushimet verore së bashku me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj dhe fëmijët e tyre.

Si destinacionin e tyre të preferuar, çifti kanë zgjedhur Durrësin për të kaluar disa ditë relaksi.

Ditën e sotme Arbana ka ndarë me ndjekësit momente nga pushimet, ndërsa një ndër fotot e postuara ishte ajo e vajzës së saj, Zoi.

“Jeta ime”- ka shkruar ajo krahas fotos.

Kujtojmë që Arbana është nënë e tre fëmijëve, ku Joni është nga martesa e parë e moderatores, ndërsa Diellin dhe Zoin i ndan me Eduartin.