Shi i rëmbyeshëm, breshër dhe erëra të forta

Rajoni i Pollogut respektivisht Tetova në këto momente është nën pushtetin e erave të forta breshërit të cilët paraqesin rezik për përmbyjtje pasi lumejtë janë të pa pastruar por edhe kanalizimi i qytetit është po ashtu pothuajse jo funskional.


Pas shiut të rrëmbyeshëm është bllokuar Tetova. Disa rrugë në dalje dhe hyrje të Tetovës janë totalisht të bllokuara nga shiu. Siç ka arritur TetovaSot të siguroj një video shihet se rruga Tetovë nën kalimi për në Shkup është mbushur me ujë dhe disa vetura kanë ngecur nën urë.

Ekipet e zjarrfikësve shihen duke tentuar që të lirojnë kanalin që të lirohet rruga, por e pa mundur pasi shiu vazhdimisht bie.

Shumë vetura kanë tentuar që të gjejnë rrugë tjera alternative për të hyrë në Tetovë, por të gjitha nënkalimet janë të bllokuar dhe është krijuar një panik tek shoferët.
Nga komuna e Tetovës nuk ka ndonjë paralajmërim se cilët rrugë janë kaluese dhe cilët janë ndaluese.