Ataket e panikut tek fëmijët ekzistojnë/ Mjekja Entela Hamiti: Si ti dalloni dhe të merni masa

Te dashur prinder, a e dini se episodet e shkurtër (rreth 20 minuta) te ankthit intensiv që zakonisht shoqërohen dhe me simptoma fizike, të tilla si frymëmarrja e shpejtë, rrahjet e shpejta të zemrës, djersitja, dhimbjet e gjoksit dhe te perzjera nuk jane gje tjeter vecse atake te Panikut?!!
Ne qofte se keto episode shfaqen te pakten nje here ne jave, mund te themi qe femija vuan nga çrregullimet e panikut ose te ankthit.

Po cfare eshte çrregullimi i panikut ?
Çrregullimi i panikut eshte nje nga problemet e shendetit mendor qe haset shume shpesh te femijet e moshes nga 3 deri ne 17 Vjec
Ai paraqitet ne formen e nje sulmi gjatë te cilit, fëmija ndjen ankth të madh, rrahje te zemrës. Fëmija mund të djersijë jashtëzakonisht shumë dhe të ketë ndjenjen e mungesë se frymes.

Ai mund të ankohet gjithashtu për dhimbje gjoksi, marramendje,te perziera. Mund të duket sikur do të vdesë ose do të çmendet.
Simptomat mund të jenë më dramatike se te të rriturit (me të bërtitura, të qara ose hiperventilim).
Ataket e perseritura çojne gjithashtu ne zhvillimin e frikës nga pritja e sulmeve të tjera.

Sulmet e panikut dhe shqetësimet që lidhen me te fillojne te ndikojnë me pas dhe në jetën shoqërore te femijes dhe në shkollës.

Me kalimin e kohes fëmijët fillojnë të shmangin ato situata që shoqërohen me sulmet. Kjo sjellje shmangie mund të çojë në shfaqjen e probleme te tjera si shmangia e shoqerise apo dhe shmangia e shkolles.

Sulmet e panikut nuk janë diçka e parëndësishme ose si ne shpeshhere mundohemi ti shpjegojme “Teka femijnore, apo po llastohen per te marre vemendje”.

Nëse nuk merren seriozisht, ato pengojnë femijen tone të bëjnë një jetë të pavarur në afat të gjatë. Nuk kemi pse të kemi turp të kërkojme ndihmë në një rast të tillë
Mjekimi sa me i shpejte me anen e medikamenteve dhe psikoterapive ben te mundur rrallimin e sulmeve dhe ndikon ne nje jete sa me te mire te femijes tone.

Po ne vete a mund ta ndihmojme femijen tone ?
Normalisht qe po. Pasi jemi bindur qe femija une vuan nga çrregullimet e panikut ne duhet te jemi me vigjilente ne sjelljet e tij dhe te tregojme mbeshtetjen tone duke treguar mirëkuptim për situatën e tij dhe jemi në krah të tij gjatë një sulmi paniku.

Ta ndihmojme duke bere ushtrime të frymëmarrjes së bashku dhe heqim vemendjen e tij nga situata. Për shembull, mund të flasësh për një përvojë të këndshme apo nje tjeter
shembull do ishte te ndizni muzikën dhe kërceni së bashku!

Bisedoni me femijen. Sa më mirë t’i kuptoni ndjenjat femijes ,aq më mirë mund ta ndihmoni.
Te mundohemi te kuptojme cilat janë shkaqet e sulmeve? Si ndihet ai në këtë moment?
Ne duhet ti leme te flasin sa me shume dhe te na thonë sa më shumë që të munden pa u ndjere te gjykuar per emocionet.

Ne nuk mund te jemi me femijen tone gjate te gjithe dites ndaj duhet te mesojme femijen tone si te krijoj siguri dhe jashte shtepise, si te sillet ne qofte se keto atake ndodhin ne shkolle dhe gjithmone duhet te punoni te rrisni besimin e femijes tuaj!