E rëndë/ Çifti i të moshuarve gjenden të vrarë në banesën e tyre, djali: Unë s’kam gisht!

Vrasje e dyfishtë në Fano, ku një çift i moshuar u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre. Mediat italiane raportojnë se burri, 75-vjeçari ishte goditur në kokë, ndërsa gruaja e tij, 70 vjeçe, është mbytur.

Alarmi u ngrit nga djali rreth të 40-tave, i cili jeton në katin e sipërm të shtëpisë.

Djali mohoi kategorikisht që të jetë përfshirë në vrasjen e babait dhe nënës së tij, ndërkohë që po merret në pyetje.

Në shtëpi ka pasur një sherr, i moshuari ka tentuar të mbrohet por nuk ka arritur.

Policia mjekoligjore po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e autorit/ve të krimit.