Motra e Agim Doçit tregon momentet e fundit me vëllain: Mjekët bënë…

E motra e poetit të ndjerë Agim Doçi, Teuta Doçi ka ndarë me publikun momentet e fundit me të vëllain.

Ajo tregoi se i vëllai shkoi në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ia doli dot që të shpëtonte edhe pse mjekët bënë të pamundurën.

“Kam shumë emocione. Unë mbrëmë kam parë një intervistë të fundit të Agimit, jam shumë e emocionuar që të flas për Agimin.

Pësoi një goditje të rëndë, për të cilën shpresuam se do t’ja dilte. Mjekët bënë të pamundurën, por nuk ia doli. Ju falenderoj të gjithë mediat që kanë shkruar me aq dashuri për Agimin. Për në është shumë e dhimbshme. Nuk di çfarë të them tjetër.

Ai ishte sfidant i gjithëçkaje. Ju falenderoj shumë”, tha Teuta Doçi.

Poeti Agim Doçi mbylli sytë sot në moshën 76-vjeçare në reanimacionin e Shërbimit të Neurologjisë në QSUT pasi pësoi hemoragji cerebrale.