I shikojnë gratë si shtëpiake, dashnore…”- E revoltuar, Egla Ceno shpërthen keq ndaj meshkujve: Palo burra! Çfarë ndodhi?

Fituesja e “BBV” Egla Ceno ka reaguar ashpër ndaj burrave përmes një postimi në InstaStory.

E revoltuar aktorja tha se burrat i shikojnë gratë si mbretëresha, princesha, dashnore por asnjëherë si gra.

Sipas Eglës ky është shkaku se pse burrat nuk ndihen në faj kur përdorin fjalë denigruese ndaj grave, duke i cilësuar ata si “palo burra.”

“Burrat i shohin gratë si mbretëresha, princesha, muza, kuzhiniere, shtëpiake, nëna, bija, dashnore….

vetë si gra nuk i shohin kurrë! Duhet të jetë shumë e vështirë për ta, prandaj mesa duket nuk bëjnë me faj njëri-tjetrin kur përdorin fjalë denigruese ndaj një gruaje! Japin edhe intervista pale. Palo burra!”- ka shkruar Egla.