Tragjedi në Zvicër! Kamioni përplas për vdekje 11-vjeçarin shqiptar, po kthehej nga dita e fundit e shkollës me motrën e vogël

Një tragjedi ka ndodhur në Bazel të Zvicër, ku një fëmijë, 11 vjeç, shqiptar nga Maqedonia e Veriut, nxënës i klasës se katërt, është goditur nga një kamion dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka shokuar komunitetin shqiptar atje dhe mbarë Zvicrën. Vogëlushi ishte i vetmi fëmijë i prindërve Festime D. (34) dhe Ardian D. (35) që u përplas nga kamioni, njofton gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”.