“Eliori ynë ishte një engjëll në këtë botë” – Rrëfimi prekës i prindërve të 11 vjeçarit qe humbi jetën në Zvicër

Një 11-vjeçar shqiptar nga Maqedonia Veriore, nxënës si klasës së katërt është goditur nga një kamion në Bazel të Zvicrës, si pasojë e plagëve të marra, ndërruar jetë.

Ai ishte i vetmi fëmijë i prindërve Festime D. (34) dhe Ardian D. (35).

Një ditë pas rastit tragjik, Blick ka folur me prindërit e viktimës.“Hera e fundit që pashë Elior ishte të enjten në mbrëmje”, kujton babai i tij. Të nesërmen në mëngjes djali i tij ishte ende në gjumë kur shkoi në punë si mirëmbajtës.

E ëma e pa 11-vjeçarin, duke shkuar në shkollë atë mëngjes, shkruan gazeta zvcierane.“Ishte dita e fundit e shkollës si nxënës i klasës së 4-të”, thotë Ardiani. “Është e tmerrshme ajo që ndodhi më pas.”