Është ndarë nga jeta shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare.

Ai mbylli sytë mëngjesin e sotëm duke u larguar nga kjo jetë në moshën 88-vjeçare. Ishin familjarët që e gjetën të pajetë në banesën ku jetonte. Kadare lindi në Gjirokastër në 28 janar 1936.

Shkrimtari do të mbahet mend për shumë për shumë vepra të tij kryesisht në prozë, poezi dhe përkthime përkthime. Veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme të botës, ndërsa vetë Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin Nobel në Letërsi. Ai ishte i vetmi shkrimtar shqiptar që ka garuar për këtë titull.

Në Shqipëri ai është dekoruar me titullin ‘Nderi i Kombit’, ndërsa mban çmime ndërkombëtare mes tyre “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princ i Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015.