E papritura e ditës së sotme! Ndryshimi drastik i motit, ja qytetet ku do të ketë shi dhe rebeshe…

Këtë të martë moti do të freskohet në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Reshjet e shiut në pjesën e parë të ditës do të nisin në pjesën veriperëndimore të vendit.

Zonat që do të përfshihen nga reshjet e shiut pasditen e sotme janë qytetet: Tiranë, Durrësi, Elbasani, Shkoda, Vlora, Fieri, Berati dhe Lushnja.

Në orët e mesditës reshjet pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit, në veri e pjesërisht në qendër reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e hera herës breshër.