“Jemi të shokuar”/ Pasi piu fotoksinë, djali i Pal Trashajt: Ja fjalët e fundit të babait…

Gledis Trashaj, djali i 63-vjeçarit Pal Trashaj që humbi jetën pasi konsumoi fotoksinë para SPAK, ka thënë se janë të shokuar për ngjarjen.

Ai deklaroi se babai i tij kërkonte drejtësi, teksa tregoi se Pal Trashaj kishte komunikuar me bashkëshorten në telefon, pasi kishte konsumuar fotoksinë dhe i bëri me dije aktin e rëndë që kishte ndërmarrë.

Gledis Trashaj deklaroi se në vitin 2014 shoqëria përmbaruese i kishte bllokuar pagat të gjithë familjes së tij, duke mos i lënë as minimumin jetik.

Gledis Trashaj: “Ai po kërkonte drejtësi. Hera e parë që kemi folur, kemi fol kur ishte atje ku unë jetoj. Nuk ka folur me njëri, ka folur me mamin, i ka thënë kam bërë një gjë, kam marrë fostoksinë.

Të humbësh prindërit, është nuk e di, jemi të shokuar. Në 2014, shoqëria në fjalë më ka bllokuar mua minimumin jetik, e gjithë paga bllokohej, të gjithë familjes. Nuk merrja rrogën. Jetoja me një rrogë të dytë.

Me këto mikrokredi dhe shoqëri përmbarimore po i shkatërrojnë, dhe të venë sekuestro të plotë mbi makinën, pronën, pagën. Do vazhdoj deri në Strasburg”