Humb jetën një tjetër i moshuar në plazh, 83-vjeçari pësoi arrest kardiak në Vlorë

Një tjetër i moshuar ka humbur jetën sot në plazh. Në më pak se 1 orë nga ngjarja në Durrës ku ndërroi 70-vjeçari me inicialet J. GJ. jetë, në Vlorë si pasojë e arrest kardiak ka humbur jetën shtetasi F. R., 83 vjeç, banues në Fier.

Njoftimi i plotë:


Vlorë/Informacion paraprak. Sot, në Zvërnec, shtetasi F. R., 83 vjeç, banues në Fier, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke u larë në det dhe si pasojë ka humbur jetën duke u transportuar në spitalin e Vlorës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.