Vetëvritet 67-vjeçarja në Korçë, dyshohet se u hodh nga kati i shtatë i banesës

Një grua 67-vjeçare është hedhur nga kati i shtatë i një banese në Korçë.

Sipas raportimeve në mediat në Shqipëri, viktima është Sofie Stefa dhe ngjarja ndodhi në lagjen 9 të qytetit, në rrugën “Midhi Kostani”.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rastin.


“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.9, rruga “Midhi Kostani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte, shtetasja S. S., 67 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Dy raste të tjera të rënda kanë ndodhur edhe ditën e djeshme në qytetin e Korçës, ku dy gra kanë i dhënë fund jetës.