Tërmet i fortë në Peloponez të Greqisë, banorët braktisin banesat, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pasditen e së shtunës mes Kyllini dhe Zakynthos.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me qendër 17 kilometra në jug jugperëndim të Kilinit, në det.

Thellësia e lëkundjes, e cila u ndje veçanërisht në Ilia, Achaia dhe Zakinthos,

llogaritet në 10 kilometra. Zona është shumë sizmogjenike, ndërsa deri tani nuk raportohen dëme.