Ishte nisur drejt Londrës, rrufeja godet avionin me pasagjerë, detyrohet të bëjë ulje emergjente

Një aeroplan i British Airways u godit nga rrufeja teksa po afrohej në aeroportin Heathrow në Britani të dielën pasdite.

Një pasagjer, ka filmuar momentin kur rrufeja goditi krahun e avionit i cili ishte nisur nga Gjermania për në Britani.

Avioni u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e Gatwick.

“Ishte tronditëse,” tha një pasagjer për gazetën The Sun.

Një zëdhënës i British Airways konfirmoi se “fluturimi BA919 u devijua në Gatwick” për shkak të “kushteve të motit”.